Romanca e gjatë prej 12 vitesh mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel, mund të jetë afër përfundimit. Këngëtari dhe aktorja formuan një nga çiftet më të nxehta në Hollywood që prej dhjetorit të 2011-ës, u fejuan dhe një vit më vonë u martuan duke organizuar një ceremoni të bukur në Fasano të Italisë.
Megjithatë, prej vitesh ka pasur akuza për tradhti. Në vitin 2019, u shfaqën fotografi ku Justin shihet duke u kapur për dore me Alisha Wainëright, shoqëruar me një sërë spekulimesh se ata kishin shkuar më tej. Megjithatë, Justin i kërkoi menjëherë falje publike gruas dhe djemve të tij.
Tani, Life & Style raporton duke cituar një burim të afërt me çiftin, se martesa e tyre thuhet se po kalon një problem të vështirë. “Edhe pse ata e duan njëri-tjetrin, të gjitha terapitë në çift që i janë nënshtruar thjesht nuk zgjidhin disa nga problemet e tyre”, thuhet në raport.
Mesa duket, problemi mes Xhesikës dhe Justinit e ka origjinën nga publikimi i biografisë së Britney Spears, “The Woman in Me”, ku ajo zbuloi detaje të papublikuara të marrëdhënies së saj me Justinin, si dhe sfidat që duhej të kalonte për ta kapërcyer atë.
“Princesha e Pop-it” bëri një zbulim rrëqethës, pasi siguroi se gjatë kohës së tyre bashkë, ajo mbeti shtatzënë nga Timberlake, por ai e detyroi të abortonte.
Ndoshta ky informacion hapi një plagë të re në marrëdhënien mes Justin dhe Xhesikës.
Për momentin bëhet e ditur se çifti tashmë ka nxjerrë në shitje tre pronat e tyre që kanë blerë së bashku në Tenesi, Kaliforni dhe Nju Jork.








