Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Jeta e shkurtër e Lukas Santanës“, një libër që duhet ta lexoni patjetër!

13/11/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Jeta e shkurtër e Lukas  Santanës“, një libër që duhet ta lexoni patjetër!

 





Një roman tronditës dhe reflektues mbi të drejtën e jetës, mbi dënimin kapital, mbi jetë të margjinalizuara, mbi fate ogurzeza që zot se mund të ndryshohen.

Informacion i përgjithshëm rreth librit


Lukas Santana është një gangster i ri me origjinë meksikane, ushtar i thjeshtë i një prej bandave më të egra të Rio Grandes, në Teksas. I dënuar padrejtësisht me vdekje, ndonëse nuk ka vrarë askënd, i kalon dhjetë vjetët e fundit të jetës i mbyllur në qeli, në pritje të ekzekutimit. I zhytur në dëshpërim, do të orvatet disa herë të kryejë vetëvrasje. Pranë do t’i qëndrojnë njerëz me humanizëm të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, Beatris Masedo, e cila do të heqë dorë nga ëndrrat e saj rinore për ta shoqëruar Lukasin në të mirë e në të keq për hir të dashurisë së marrë që ndien për të.

“Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” nuk është thjesht një roman, por historia e vërtetë e një djaloshi teksan, të cilin Donesi e ka shoqëruar përgjatë verës së mbrame të jetës së tij. Ai është një reflektim mbi dënimin kapital dhe mënyrat perverse të shfrytëzimit të sistemit të drejtësisë, mbi kthesat ogurzeza të fatit dhe përpjekjet e dëshpëruara të shtresave të margjinalizuara për të kaluar një prag të pakapërcyeshëm, një pasqyrë e vetëmohimit të grave në çfarëdolloj sistemi.

Një roman koral shumë i fuqishëm, që di të risjellë shpresat dhe dështimet personale përtej ligjeve.

Kritika

Ndoshta pyetja duhet shtruar në nivel njerëzor: a mundet një individ të jetë edhe barbar edhe gjeni? Edhe artist edhe kriminel? Elvira Dones i jep përgjigje, duke u bërë antropologe dhe psikologe, e vrazhdë dhe mikpritëse. Mban përbrenda të gjithë regjistrat e mundshëm të rrëfimit, edhe tani që interesohet për “Ligjin e Bandave”, një tjetër tmerr i sistemit juridik amerikan. Roberto Saviano, La lettura

Elvira Dones di të përshkruajë me mjeshtëri situatat (përmes imazheve, tingujve, aromave), por edhe jetë njerëzore të lënduara thellë, të braktisura, të lëna në mëshirë të një fati mizor dhe të padrejtë.

Noi Donne

Dhjetë vjet të tmerrshëm, të jetuar mes depresionit dhe dorëzimit, në një alternim gjendjesh shpirtërore që Elvira Dones i rrëfen mjeshtërisht, me një stil plot patos emocional dhe tërësisht e përfshirë në ngjarje. Naufraghi

Mbi autoren

Elvira Dones është autore e shumë veprave në prozë (romane dhe vëllime me tregime), si edhe gazetare-regjisore filmash dokumentarë e skenariste kinematografike. Ajo shkruan në gjuhën shqipe dhe në italishte. Veprat e saj janë nderuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare, letrare dhe gazetare. Në vitin 2014, Dones u shpall shkrimtarja e vitit gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, Kosovë, për romanin “Luftë e vogël e përkorë”.

Botime Pegi ka sjellë për lexuesit “Jeta e shkurtër e Lukas Santanës” (2024), “Ditë e bardhë e fyer” (2017), “Yjet nuk vishen kështu” (2015), “Dashuri e huaj” (2015), I love Tom Hanks (2014).

Fragmente nga libri

1) Po të shkruaj me dorë edhe ngaqë janë ditët e fundit që po i përdor, duart. Sot është e martë, dy tetor, pikë për pikë gjashtëmbëdhjetë ditë para se të vdes. Ideja për të të shkruar një letër që të të mbërrijë një vit më pas më lindi sot në mëngjes, ide e çuditshme apo jo? Hëm, ndoshta do ta kem parë në ndonjë film? Ose ndoshta dua të luaj rolin e kokës së madhe dhe të të befasoj të paktën një herë, siç më ke befasuar

ti, gjithnjë më ke befasuar, sepse njerëz të bukur në këtë jetë kurrë s’kam njohur, dhe e kam me tërë mend, kurrë, me përjashtim të familjes sime dhe të Xhefit.

2) Në mes të atij qelbësirëllëku mësonin seksin, bëheshin dru me bar e drogë dhe, si pa e kuptuar, fillonin të plakeshin. Mu aty, vajzat mbeteshin shtatzëna e nxirrnin nga rropullitë fëmijë që ndonjë riosh farëhedhës ua mbillte në bark e pastaj zhdukej pa nam e nishan. Pas lindjes, nënat e reja ktheheshin bashkë me foshnjat në vendin e gjëmës. Teksa shihnin ato qenie tërë flokë e me lëkurë të zeshkët, të rinjtë mbeteshin memecë dhe bluanin mendime që nuk dinin si t’i lidhnin.

3) Zemra ime,

Sot na duhet të sillemi si të rritur, unë nga kjo anë e xhamit, ti nga ana tjetër. Do t’ia dalim, Beti, e kur të lexosh këta rreshta e di që do më japësh të drejtë, sepse do kesh kuptuar që ia kemi dalë mbanë vërtet.

Sot s’ka për të më ikur zari, Beti, të betohem, do më shohin. Sot jo e jo. Por mallkuar kjo botë.

4) Pas premtimeve lumë për dashuri të përjetshme – të dua të dua të dua; dhe unë çmendem për ty çmendem për ty çmendem për ty – pas seksit dhe djersës, shtrirë në brinjë, bërë njësh me njëri-tjetrin, herë pas here, ajo nuk pipëtinte, as ai. Kish ndodhur sa hap e mbyll sytë, pat menduar Beatrisi, prandaj ndoshta ishte më mirë që, për pak kohë, të mos nxirrnin zë. Kjo punë pat ndodhur shumë shpejt, ishte përsëritur plot herë dhe, meqë s’ishte mësuar me gjëra të bukura, më mirë të mos flisnin, për të mos e trembur, gjënë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
“Edhe një ditë më shumë”, për dashurinë e përjetshme!

“Edhe një ditë më shumë”, për dashurinë e përjetshme!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera