Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime… 23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë! 23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jeta misterioze e bashkëshortes së Kim Jong-un… dhe pse zhduket nga sytë e publikut

28/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Jeta misterioze e bashkëshortes së Kim Jong-un… dhe pse zhduket nga sytë e publikut

Pak detaje dihen për Ri Sol-ju, gruas që në vitin 2012 u identifikua si bashkëshortja e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Ms Ri mendohet të jetë tani 28 vjeç dhe nënë e tre fëmijëve, sipas raporteve të inteligjencës së Koresë së Jugut. Megjithatë, qeveria e fshehtë e mbretërisë së vetmisë nuk e ka konfirmuar këtë informacion.





Zonja Ri nuk shfaqet shumë shpesh në publik. Ajo zakonisht shihet kur Z. Kim feston testimet e raketave, dhe gjithmonë fotografohet duke buzëqeshur me edukatë, me rroba të kushtueshme dhe me ngjyra të hapura.

Zonja Ri thuhet se ka lindur në një familje elite – babai i saj ishte profesor dhe nëna mjeke – por pak gjëra të tjera dihen për jetën e saj, apo se si ajo u bë gruaja e diktatorit më të njohur në botë sot.


Më poshtë, gjithçka që dihet për Ri Sol-ju:

Ajo u identifikua për herë të parë si gruaja e Kim Jong-un në korrik të vitit 2012, kur media e Koresë së Veriut e bëri zyrtare martesën.

Një valë mediatike ndërkombëtare po fryhet, në lidhje me “gruan e mistershme” që shfaqet në krah të Kimit, në një seri ngjarjesh publike, duke përfshirë shfaqjen teatrore me personazhe të Disneyt, dhe një homazh për gjyshin e Kimit, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Prezantimi në publik i zonjës Ri ishte jo i bujshëm, për të thënë më të paktën. Media e Koresë së Veriut e ka përmendur pothuajse si një gjë të parëndësishme, gjatë ceremonisë së hapjes së një parku në Penian.

“Ndërkohë që një këngë mikpritëse jehonte,” njoftoi televizioni shtetëror, “Marshall Kim Jong-un erdhi në vendin e ceremonisë, me bashkëshorten e tij, shoqen Ri Sol-ju”.

Është e paqartë saktësisht se kur janë martuar Kim dhe Ri. Disa kanë raportuar se martesa ndodhi në vitin 2009 dhe Ri lindi një fëmijë një vit më vonë, ndërsa të tjerë kanë thënë se çifti është takuar gjatë një koncerti me muzikë klasike, në vitin 2010.

Fshehtësia rreth dasmës së tyre nuk ishte surprizë për koreano-veriorët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të mbretërisë së vetmuar. Babai i Kimit nuk i prezantoi fare publikut shumë prej grave të tij.

Pak dihet për jetën që zonja Ri kishte bërë, para se të martohej me Kim Jong-un, por raportet e inteligjencës së Koresë së Jugut kanë thënë se ajo ka studiuar dikur për kanto në Kinë, dhe e ka vizituar  Korenë e Jugut në vitin 2005, si pjesëtare e skuadrës së nxitëseve të tifozëve, të Koresë së Veriut.

Zonja Ri është e njohur për shijet e saj në modën perëndimore – ajo është pikasur me çanta të shtrenjta nga dizajnerë si Dior dhe Chanel.

Dëshira për mallra luksoze ka tërhequr kritikat ndërkombëtare. Qytetarët në Korenë e Veriut kanë luftuar për vite me radhë urinë, thatësirën dhe varfërinë e përhapur.

Në fillim të këtij viti, Ri u zhduk nga sytë e publikut për disa muaj, duke nxitur spekulime mbi gjendjen e saj. Në gusht, shërbimi i fshehtë i Koresë së Jugut njoftoi se ajo kishte lindur një fëmijë dhe kishte dalë nga sytë e publikut, për shkak të shtatzënisë.

Besohet se çifti tani ka tre fëmijë, ndonëse informacioni më i detajuar vjen nga ish-ylli i NBA-së, Dennis Rodman, i njohur për miqësinë e tij të debatuar me Kim dhe udhëtimet e shpeshta në Korenë e Veriut. Z. Rodman tha se ai kishte takuar fëmijën e dytë të çiftit në vitin 2013, një vajzë e vogël me emrin Ju-ae.

“Unë mbajta në krahë vogëlushen e tyre, Ju-ae dhe fola edhe me zonjën Ri. Kimi është një baba i mirë dhe ka një familje të bukur”, tha Rodman për The Guardian.

Media në Korenë e Jugut ka spekuluar se Ri mund të jetë detyruar të lindë një fëmijë të tretë, me shpresën që mund të jetë një djalë, i cili do të trashëgonte diktaturën e Kimit, duke supozuar që të dy fëmijët e mëparshëm të çiftit kanë qenë vajza. / Bota.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime…
Breaking News

Deklarata e Selin për Mirin, reagon gruaja e tij: Do të kapësh prime-in në kurriz të martesës sime…

23/02/2026
Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!
Breaking News

Bafta 2026, filmi i DiCaprios rrëmben çmimin e parë!

23/02/2026
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin  për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!
Breaking News

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!

23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…
Breaking News

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…

22/02/2026
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual!

22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!
Breaking News

Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!

22/02/2026
Next Post
Ky veprim “çmend” meshkujt në krevat dhe i çon femrat në qiellin e shtatë

Ky veprim “çmend” meshkujt në krevat dhe i çon femrat në qiellin e shtatë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera