Rezidenca e Cara Delevingne prej 7 milionë dollarësh në Los Angeles është shkatërruar nga një zjarr i madh.
Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles-it bëri të ditur për mediat se shtëpia u përfshi nga flakët pak para orës 4 të mëngjesit të së premtes dhe flakët ishin aq intensive sa iu deshën 94 zjarrfikës dhe më shumë se 2 orë për t’i shuar.
Pas kësaj ngjarjeje, modelja e njohur reagoi në Instagram ku ndau disa foto të dy maceve të saj.
“Më është thyer zemra sot…Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë për një çast. Prandaj vlerësojini ato që keni”-shkroi modelja e njohur.









