Parashqevi Simaku ka sqaruar të vërtetën pas fotove që disa muaj më parë tronditën rrjetin, ku ajo u shfaq e braktisur në rrugët e Amerikës. Simaku ka habitur me deklaratën në një intervistë për emisionin “Opinion” teksa është shprehur se e kishte zgjedhur vetë atë mënyrë jetese.
“Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht.”








