jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Justin Bieber tani kërkon vetëm një ndihmë, atë hyjnoren! 21/03/2026
Urimi i Amit për ditëlindjen e Ermalit është gjithçka iu duhet për t’iu ngrohur zemrën! 21/03/2026
Mateo i rrëmbeu një puthje, reagon familja e Brikenës: Nuk ka vend për dramë! 21/03/2026
Romancë me Redonin? Egli sqaron situatën: Do doja ta kisha takuar, nuk ka asgjë mes nesh! 21/03/2026
”4 vjeç mbaja çelësin e shtëpisë”, Granit Xhaka rrëfen vështirësit e familjes: Nëna ime punonte më shumë se 16 orë… 21/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Jetë luksoze, por në fotot me shampanjë, dhëmbët në gojë janë mangët…” – Nga Olti Curri

28/07/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
“Jetë luksoze, por në fotot me shampanjë, dhëmbët në gojë janë mangët…” – Nga Olti Curri

Nuk isha shqetësuar ndonjëherë për këtë fenomen, sepse e shkuara 50-vjeçare në diktaturë na trashëgoi një kulturë dentare të frikshme.





Jo vetëm që na dukeshin normalë njerëzit pa dhëmbë në gojë, por edhe kinemaja e asaj kohe ka dëshmi filmike të aktorëve që luanin role kryesore, ndërkohë që në gojë i mungonin dukshëm dhëmbët.

Një pjesë e mirë shfajsohen me mungesën e kultures publike apo familjare, të tjerë akuzojnë kushtet e dentisteve si dhomë torturash, ka edhe nga ata që fajin e hedhin tek mungesa e kolinozit cilësor.


Jemi në vitin 2016, para gati dy vitesh u zhvillua një sondazh nga një shoqate dentare ku rezultoi se një shqiptar mesatarisht shpenzon (nga faturat e shdoganimit të pastës së dhëmbëve) një tubet kolinoz në vit.

Vazhdojmë si popull të hedhim faje tek kosto e lartë e mirëmbajtjes së dhëmbëve, por këtu i jepja të drejtë derisa një ditë një miku im i huaj, më kërkoi t’i shpjegoja pse në fotot e një lokali luksi, në zonën Privè njerëzit ishin veshur firmato, me orë Rolex, shampanjat varg, ndërsa dhëmbët jo, madje qeshnin me gojë shqyer pa e vrarë mendjen. Gjë që të çon në logjikën që kultura e higjienës dentare apo edhe estetika dentare, nuk na përket si komb. Pra turp është të mos kesh disqet e makinës vezulluese, por se të mungon në gojë gjithë tetëvjeçarja e dhëmbëve, 4, 5, 6 apo edhe 7, 8-a lart ose poshtë, nuk të gjykon kush.

Kur gjykojmë jetë të pasurish, si një vend ish-komunist mendja na shkon tek shembujt e pasanikëve të rinj me historinë e milionit të parë të bërë në rrugë të pisët. Por, nëse të kesh dhëmbë mangët është shenjë burrërie, se kuptohet që ke triumfuar në beteja me grushta, duhet ta dimë që kolegët rusë të kësaj kategorie e kanë zgjidhur këtë problem duke vendosur dhëmbë floriri apo platin. Ndoshta pas bluzave me gura edhe ky është një shembull për t’u ndjekur nga trimat tanë. Aq më shumë që dhëmbët e artë janë trend i Hip-Hop-istave dhe rocker-ëve më të njohur, kështu që alibinë ua gjetëm.

Nuk e di sa mund të jetë ngritur apo ulur niveli i konsumit të kolinozit për çdo shqiptar, por një gjë dihet me siguri konsumi i sendeve të luksit nuk është ulur.

Flamurtarë të ndryshimeve nëpërmjet fushatave duhet të bëhen kompanitë e importit të pastës së dhëmbëve apo klinikat dentare, sepse është biznesi i tyre, edhe pse tradita e shqiptarëve në këtë fushë i lë në baltë.

Pa folur për prezantues të njohur me dhëmbët si gardh lopësh, apo politikanë që kameramanëve i dalin djersë të ftohta kur i bëjnë një plan ballor nëpër emisione, nga sikleti se do t’i nxjerrin në publik dhëmbët e krimbur nga alkooli dhe cigarja e mëngjeseve…apo sheqeri i hasudes së pasdrekave.

Tags: Olti Curri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Ja pse duhet të pini ujë të vakët çdo mëngjes

Ja pse duhet të pini ujë të vakët çdo mëngjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera