Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Jo çdo gjë në TikTok është e vërtetë”/Hati rrëfen jetën e luksit dhe ndarjen nga partneri

14/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Jo çdo gjë në TikTok është e vërtetë”/Hati rrëfen jetën e luksit dhe ndarjen nga partneri

Në një bisedë intime me The Dalina Show, Hati – një nga figurat më të njohura por dhe më kontraverse në TikTok – tregoi një anë të panjohur të vetes.





E lindur dhe rritur në Durrës, Hati e përshkroi veten si një “vajzë deti”, duke theksuar se aty gjen qetësinë e saj shpirtërore.

“Unë jam vajzë deti, te deti gjej qetësinë, më pëlqen, kam një lidhje shumë shpirtërore.”

Emri i saj i vërtetë është Hatixhe – një emër që, siç rrëfen ajo, nuk e ka përjetuar lehtë në fillim për shkak të asociacioneve kulturore.


“Në fillim e kam pasur pak problem emrin tim, se jemi mësuar me shumë gjyshe në Shqipëri që e kanë emrin Hatixhe, po shkurt u thërrasin Tixhe. Edhe mua më thërrisnin Tixhe. Edhe babi më thërret akoma edhe sot Tixhe, ndërkohë që unë acarohem, e kam vdekje.”

E pyetur pse nuk zgjodhi të vazhdonte arsimin e lartë, Hati shpjegoi se ishte një vendim i vetëdijshëm i ndikuar nga rehatia dhe suksesi financiar në TikTok.

“Ka qenë zgjedhja ime. Ndoshta më kapi ai rehatllëku nga TikTok-u dhe pjesa e fitimeve financiare… Unë ngaqë e gjeja veten më shumë te pjesa e biznesit, zgjodha të mos e vazhdoj [shkollën].”

Sidoqoftë, ajo theksoi rëndësinë e shkollimit dhe shqetësimin e vazhdueshëm që nëna e saj ka për këtë çështje.

Fama në TikTok nuk ka ardhur pa polemika. Hati është kritikuar për stilin e jetës dhe përdorimin e shamisë në përmbajtjen e saj. Por ajo i sheh këto kritika me një qetësi të admirueshme.

“Kam një tip shumë të çuditshëm që nuk më bëjnë përshtypje fare, po fare [kritikat]… Qoftë komente pozitive apo negative, për mua përkthehen në para.”

Ajo gjithashtu theksoi se nuk pretendon të përfaqësojë fenë dhe nuk ndjen veten të kualifikuar për të folur në emër të saj.

Në fund të vitit të kaluar, një video e saj në TikTok ndezi spekulime për një ndarje nga partneri. Ajo konfirmoi se ndarja ka ndodhur, duke ruajtur një ton të respektueshëm e të qetë.

“Ndjehem shumë mirë. Çdo gjë do kohën e vet. Jam në një proces shërimi, por që jam mirë, jam e re. Jeta vazhdon.”

Edhe pse momentalisht nuk është në një lidhje, ajo ende beson në dashuri.

“I besoj dashurisë, ama te vetja dashuria më duket si diçka që nuk ekziston për momentin, por nuk është se i kam humbur shpresat.

Kur u pyet se si ia bën pas ndarjes për gjendjen financiare, Hati me sinqeritet pranoi se: “Njerëzit e kuptojnë me kalimin e kohës se çdo gjë që jepet në Tik Tok, nuk është e vërtetë.”

Në mbyllje, Hati dha një mesazh frymëzues për të gjitha vajzat që e ndjekin:

“Për vajzat do thoja të mos varen te dikush tjetër për jetën e tyre.”

Ajo i inkurajoi ato të jenë të pavarura dhe të ndjekin pasionet e veta, pa u ndikuar nga presioni shoqëror.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera