Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jo më italianët! Këto 2 shtete po e mbushin Shqipërinë me turistë këtë vit!

26/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Jo më italianët! Këto 2 shtete po e mbushin Shqipërinë me turistë këtë vit!

Nëse vitet e kaluara dëgjoje më shpesh “Ciao” në rrugët e Tiranës apo në bregdet, këtë verë tingëllon ndryshe. “Bonjour” dhe “Hallo” janë fjalët që të zënë veshin gjithandej. Studentë, të rinj me çanta shpine, çifte që shëtisin nëpër rrugicat e kryeqytetit apo shijojnë kafenë në baret e Sarandës – duket se janë francezët dhe gjermanët ata që po e zbulojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar.





Sipas të dhënave të INSTAT, Gjermania dhe Franca i kanë marrë stafetën Italisë. Vetëm në periudhën janar–korrik, nga Gjermania kanë hyrë 231 mijë vizitorë, një rritje me 28% krahasuar me një vit më parë. Madje për herë të parë Gjermania është ngjitur në vendin e gjashtë të listës së shteteve vizitore, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Greqisë. Operatorët turistikë shpjegojnë se gjermanët vijnë kryesisht si individë, të rinj dhe aventurierë, dhe pritet që ky trend të vazhdojë.

Edhe më i fortë ka qenë “pushtimi” francez: 160 mijë hyrje vetëm në 7 muajt e parë, ose 48% më shumë se vitin e kaluar. “Në numër, Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë,” – tregojnë shifrat. Vetëm korriku regjistroi një rritje prej 55% nga turistët francezë, duke treguar se interesi është afatgjatë dhe tashmë po negociohen kontrata edhe për vitin e ardhshëm.


Nga ana tjetër, italianët që gjithmonë e kanë dominuar tregun turistik në Shqipëri, këtë herë duket se kanë humbur terren. Në janar–korrik kanë hyrë 664 mijë italianë, me një rritje modeste prej 4.5%, ndërkohë që një vit më parë zgjerimi ishte plot 47%. Megjithatë, ata mbeten grupi i dytë më i madh i vizitorëve në vend, pas kosovarëve.

Në total, në shtatë muajt e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë 6.58 milionë të huaj, me rritje vetëm 3.5%, ndryshe nga dinamika e vitit të kaluar që ishte shumë më e fortë. Por një gjë është e sigurt: këtë verë, Shqipëria ka fituar dy miq të rinj – francezët dhe gjermanët.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”
Breaking News

Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…”

04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin
Breaking News

Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin

04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!
Breaking News

Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën!

04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET!
Breaking News

Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET!

04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri!
Breaking News

Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri!

04/12/2025
Turjan Hysko do të rikthejë këtë program, por jo ashtu siç e mbani mend!
Breaking News

Turjan Hysko do të rikthejë këtë program, por jo ashtu siç e mbani mend!

03/12/2025
Next Post
Skandal për Disney-n: Snoop Dogg zbulon pse ka frikë të çojë fëmijët në kinema

Skandal për Disney-n: Snoop Dogg zbulon pse ka frikë të çojë fëmijët në kinema








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera