Kohët e fundit janë shtuar rastet kur qytetarët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore.
Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten, por edhe drejtuesit e automjeteve.
Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë.
Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët.