Fundjavën që lamë pas është martuar Vanessa Hudgens me partnerin e saj, Cole Tucker, në një ceremoni private në Tulum.
Pjesë e ceremonisë nuk kanë qenë më shumë se 100 persona, teksa tematika e dasmës ka qenë natyra, gjelbërimi deri në dukje si xhungël.
Vanessa kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë të Vera Wang ndërsa dhëndri me një kostum gri të lehtë.
Çifti u njohën në vitin 2020, teksa këtë fundvit vendosën t’i japin fund beqarisë.








