Këngëtarja e mirënjohur Sia nuk njihet më pas disa ndërhyrjeve që ka bërë në fytyrë. 47-vjeçarja doli në skenë me rastin e ceremonisë së Daytime Beauty Aëards në Los Anxhelos.
Aty ajo i ndau mikut të saj më të mirë Dr. Talei çmimin për arritje të jashtëzakonshme në mjekësi. Teksa fliste për mikun e saj, Sia, e cila shpesh përdorte paruke për të mbuluar thuajse të gjithë fytyrën e saj, pranoi para audiencës se “i ishte nënshtruar thikës.”
“Unë jam një yll popi që zakonisht e fsheh fytyrën dhe nuk gënjej asnjëherë. Kam bërë një lifting të fytyrës nga Dr. Talei. Ai është i pabesueshëm. Dhe ai po bën shumë punë të mira, dhe jo vetëm për yjet e popit të botës.”
Sia njihet për mbulimin e fytyrës me llojë të ndryshme “maskimi” që prej se ka marrë famën-ajo ka në industrinë e muzikës që në vitin 1995.
Më herët ajo ka treguar për mediat se kishte vendosur që të mos e tregonte fytyrën sepse nuk donte të gjykohej për pamjen e jashtme.
Megjithatë, në vitet e fundit, këngëtarja ka nisur që të shfaqë fytyrën e saj gjithnjë e më tepër.