Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Joana Grabolli: Profesioni im? Miss Buzëqeshja!

11/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Joana Grabolli: Profesioni im? Miss Buzëqeshja!

Nga: Xhuljana Lakuta Fotot: Fatjon Kapllanaj Dekor: Sara Event





Televizioni është gjithmonë një tundim, kështu është konsideruar të paktën për këdo që e ka shkelur të paktën vetëm njëherë, ose e ka ndjekur përherë me kërshëri nga shtëpia duke imagjinuar se si do të dukej para “syrit magjik” të kamerave.
Kush e ka provuar thotë se është e vështirë të shkëputesh nga ai ndriçim, njëjtë si Joana Grabolli. Vajza me titullin e “Miss World”, që mes shumë punësh e impenjimesh ka vendosur ta mbajë kurorën siç i takon e në të njëjtën kohë mos të heqë dorë nga ëndrra për të qenë stomatologia më e mirë e ardhshme.
Të zgjedhësh mes dy rrugësh ndonjëherë bëhet e vështirë, ose i merr më të mirën të dyjave për t’i shijuar siç do doje ti… ashtu si Joana ka vendosur në pasionin e saj për televizionin dhe stomatologjinë.
Nga njëri skaj në tjetrin, vajza e shkencave vihet përballë pyetjeve, pa ndriçimin e kamerave, duke u bërë gati për rrugën që aspiron, për të na treguar më shumë se si ka qenë gjithë eksperienca deri më tani, çfarë shije e dëshirash i ka lënë televizioni dhe stomatologjia… Joana Grabolli vjen në intervistën e parë për Revistën Who duke iu përgjigjur me delikatesën e një stomatologeje çdo pyetje për të cilën do ishit kuriozë…

Joana, pas kurorës në “Miss world”, modelingut dhe një emisioni sportiv në “Abc News”, na trego pak, çfarë ka ndodhur me ty më pas ?


Pas këtyre eksperiencave unë jam shkëputur nga televizioni, modelingu dhe jam fokusuar më tepër në përfundimin e studimeve. Këtë vit i përfundova me sukses dhe po vazhdoj praktikën si stomatologe.


Kur një vajzë e bukur dhe e njohur ka në duar edhe një kurorë, edhe një këmbë në ekran edhe një diplomë që i siguron një profesion shumë të rëndësishëm, kë është e prirur të zgjedhë?

Ahh kjo është një pyetje, të cilën unë ia bëj dhe vetes shpesh… Profesioni të bën të mendosh për një të ardhme më të sigurt, por dashuria për ekranin nuk më është shuar edhe pse kam qenë larg këto kohët e fundit. Mendoj që pranë kësaj dileme gjendet çdo miss, duke qenë se para kurorës mund të ketë zgjedhur një profesion tjetër dhe kur vjen kurora absolutisht që bota e televizionit të tundon.


A janë dritat e studiove dhe skenave një tërheqje më e fortë sesa dritat e një klinike?

Mendoj që për shumicën e femrave dritat e studiove e bëjnë të mendojë që po shkëlqen.


Tani që ke mbaruar planet e tua profesionale, shkollën dhe je diplomuar je gati për të eksperiencë të re televizive?

Po jam gati për eksperiencë të re televizive dhe jam duke parë disa mundësi për sezonin e ri televiziv në shtator.

 

Kë do zgjidhje nëse do vendoseshe para një vendimi?

Gjithmonë jam përpjekur t’u dedikoj kohë të dyjave, duke u angazhuar në periudha të caktuara me shumë te njëra apo tjetra, kur ka qenë nevoja. Nëqoftëse duam, gjithmonë e gjejmë kohën dhe mundësinë për gjërat që duam.

Për të pasur edhe ne një “recetë motovimi”, çfarë i thotë një miss vetes para pasqyrës?

Një miss para pasqyrës e adhuron veten e saj, buzëqesh dhe pranon dhe defektet e saj duke i zbukuruar me vetëbesim.

 

Kur je një personazh i njohur, në të njëjtën kohë fama të sjell edhe kuriozitetin, sidomos për jetën private. Ti je në grupin e atyre që jetën private e ke private apo e lë edhe ndonjë shteg të hapur?

Deri më tani kam preferuar ta mbaj private, nëqoftëse do më pëlqejë të ndaj diçka nga jeta ime private do ta bëj, pse jo.

Çfarë roli ka luajtur familja jote në rrugën tënde?

Familja ime është e lumtur që unë s’e kam lënë anash shkollën asnjëherë dhe pse kam pasur angazhime të tjera, kanë besim te unë tashmë që do di ta ndaj kohën midis pasioneve dhe profesionit.

Na shuaj një kuriozitet, meqë jemi para një dentisteje të ardhshme, a janë dhëmbët tipari i parë që sheh kur një djalë të afrohet?

Tipari i parë që shoh është gjatësia, dhëmbët vijnë të dytat. Si dentiste e ardhshme i vë shumë re dhe dhëmbët.


E vërtetë? Po/Jo

Një miss ushqehet me gjethe sallate që të mos marrë kile…
Jo kaq drastike, kujdes i shëndetshëm.

Një miss e ka jetën më të thjeshtë se një vajzë e zakonshme…
Jo nuk është e vërtetë.

Një vajzë e bukur është përherë e paragjykuar…
Po, shumë e vërtetë.

Një miss është gjithmonë me vonesë sepse qëndron shumë para pasqyrës…
Jo miss-et mësohen me korrektësi.

Një miss është gjithmonë në kohë sepse nuk ka nevojë të zbukurohet…
Merr kohën e saj si gjithë vajzat.

Një miss i ble rrobat një masë me të vogël që të duket sa më elegante…                                                                                                                                                                                            Po, e vërtetë.

Një miss duhet të jetë përherë miss…
Po e vërtetë, sepse titulli mbetet gjithmonë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Robbie Williams shet pothuajse të gjitha pronat, tani as nuk e di ku do banojë

Robbie Williams shet pothuajse të gjitha pronat, tani as nuk e di ku do banojë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera