Gjatë gjithë ditës u vu në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të vazhdueshme ku sqaronte njëherë e mirë situatën në lidhje me bashkëshortin e saj. Bëhet fjalë për Jona Kalemaj, ish-banorja e “BB7” që sapo dha lajmin më të bukur që një femër mund të përjetojë. Ajo është shtatëzënë, në pritje të fëmijës së dytë. Nëse vajza e vogël do të bëhet me motër ose vëlla kjo nuk dihet akoma, por Jona nuk ka ngurruar të ndajë me publikun foton në muajt e para të shtatëzanisë. Që në sytë e saj dallohen shkëlqimi i lumturisë dhe dashurisë. Pas situatës së pakëndshme ku reagoi ashpër ndaj thashethemeve për bashkëshortin, ajo shkruan ndër të tjera në shkrimin e publikuar disa minuta më parë:
““Ok dakort! Fituat ju. Po e vertetë që im shoq ka dy femijë, por prisni të dalë dhe i dyti. Jeni parashikues të paparë. Ndoshta nuk jam e detyruar të jap shpjegime por nuk më lë një pjesë e moralit. Ju mund të ëndërroni dhe fantazoni, jeni të lirë por deri në momentin që dikush ndez dritën, ju zgjon nga gjumi dhe ju thotë që ishte thjesht një ëndërr, ajo që po shikoni, mos vazhdoni të ëndërroni me sy hapur. Ju them me gojën plot, me kokën lart, me zërin e ngritur (siç di un ????????) që im shoq dhe unë do të bëhemi prindër për herë të dytë.”
Urime Jona!








