Rreth dy muaj më parë, moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri. Pas dasmës, ata udhëtuan për muajin e mjaltit në Ibiza, ku Jona publikoi edhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Tashmë në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, Jona është bërë mjaft aktive në rrjetet sociale dhe fotoja e publikuar së fundmi është e mrekullueshme. Ajo shfaqet krahas bashkëshortit, i cili i ka vendosur duart në barkun që tashmë ka marrë shumë formë.
“Po i lë të kënaqen edhe pak këta të rriturit, se më vonë nuk do të kenë kohë as të bëjnë dush”,- shkruan moderatorja krahas fotos./revistawho.com