Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jona Spahiu zbulon momentet më të vështira që ka përjetuar: Gjithçkaje ju vendos kapaku kur im atë u largua nga jeta

28/02/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Jona Spahiu zbulon momentet më të vështira që ka përjetuar: Gjithçkaje ju vendos kapaku kur im atë u largua nga jeta

Jona Spahiu ka hapur prej muajsh një kanal në ‘Youtube’, që mban emrin e saj. Siç edhe është shprehur, me anë të videove që do publikojë do tregojë për jetën e saj, gjëra që kurrë më parë nuk kishte menduar se do i thoshte publikisht.





Video e parë që moderatorja publikoi i dedikohej periudhës së shtatzënisë, përjetimeve të saj dhe gjithçkaje tjetër. Vetëm pak orë më parë, Jona publikoi videon e radhës, këtë herë me një tjetër synim, të motivojë të gjithë ata që kanë një ëndërr dhe duan ta ndjekin atë.

Moderatorja foli për eksperiencën televizive, e cila duhet thënë është e gjatë dhe goxha e larmishme. Jona rrëfeu në mënyrë të përmbledhur, gjithçka kishte kaluar, sidomos vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës në televizion. Bukuroshja e ekrant tregoi se nisi shumë herët si modele duke bërë disa punë të vogla dhe më pas u bë prezantuese e një emisioni tërësisht të sajin në moshën 17-vjeçare.


“Atëherë kur unë mendoja se sa isha bërë një çik personazh, që njerëzit më njihnin dhe kisha kapur qiellin gjithçka ndryshoi. Ishte e çuditshme, unë provoja gjëra të tjera në vende të ndryshme, konkuroja dhe deri në moment të fundit dukej sikur çdo gjë ishte mirë, pastaj prishej”,-u shpreh Jona. Më tej ajo rrëfen për gjithë stresin që ka përjetuar në atë periudhë, kur ju shtua edhe dhimbja e madhe për humbjen e babait të saj.

Rezultate imazhesh për jona spahiu

“Nëse mendoni se e keqja kaloi me tentativat e dështuara nga unë, sapo kishte filluar, gjithçkaje ju vendos kapaku kur im atë u largua nga jeta. Nuk e kuptoja pse çdo gjë e keqe më ndodhte mua dhe ajo periudhë ka qenë e tmerrshme në shumë aspekte”,-tregon më tej Jona.

Moderatorja vazhdon rrëfimin me mënyrën si ndryshuan gjërat më vonë, kur ofertat për punë erdhën papritur dhe ajo ndihej e lumtur. Në këtë moment, Spahiu kujton përballjen me personazhet, që deri në atë moment i kishte parë nga ekrani, ata që i dukeshin të paarritshëm dhe pranon se gjatë eksperiencës në një televizion të madh kombëtar shqiptar ajo është përbuzur dhe ‘injoruar’ nga ata që ishin ‘figura të adhurura’ televizive.

Rezultate imazhesh për jona spahiu

Në fund të videos, Jona përmbledh me pak fjalë të gjithë mesazhin që fsheh çdo eksperincë që ka pasur, çdo mësim që ka marrë, për t’ju thënë të rinjve se historia e saj mund të jetë një as nën mëngë për ta. / revistawho.com

Tags: jetaJona SpahiukarrieraRrefimvideo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Next Post
Pas skandalit të tradhtisë, Kim Kardashian tërheq vëmendjen e të gjithëve me fotot më të ëmbla që mund të keni parë

Pas skandalit të tradhtisë, Kim Kardashian tërheq vëmendjen e të gjithëve me fotot më të ëmbla që mund të keni parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera