Buzë detit, përkrah miqve dhe të afërmve Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë betuar për dashuri të përjetshme. Çifti i njohur i ekranit mbrëmjen e sotme kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre dhe të pranishmit në dasmë kanë shpejtuar të publikojnë imazhet e para.
Dasma ka nisur rreth orës 7:30 dhe si fillim Jonida e Besniku janë drejtuar drejt altarit për të bërë betimet e tyre. Nga fotografitë e publikuara shihet se Jonida ka zgjedhur të ruajë imazhin e thjeshtë, duke veshur një fustan të bardhë të ngushtë dhe flokët i ka mbajtur të lëshuar. Ndërsa Besniku ka zgjedhur një kostum në ngjyrë blu dhe të dy dukeshin mjaft bukur përkrah njëri-tjetrit.
Nga ato çfarë shihet në rrjete sociale duket se nga dasma e tyre do të mbahet mend gjatë dekori i veçantë me ide mjaft origjinale. Në pjesën e tavolinës së çiftit shkruhet: “Më fal Hanë po sonte në Tokë dikush tjetër bon dritë ma shumë se ti!” dhe kudo ka mesazhe të tjera për dasmorët.
Gjithashtu duket se Jonida dhe Besniku kanë vendosur t’i japin një pamje tjetër pishinës së resortit duke e izoluar me xham për të kërcyer mbi të. Kujtojmë se çifti i njohur kanë vite që njihen bashkë, por në maj të këtij viti vendosën të bënin publike lidhjen e tyre. /revistawho.com