Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, sapo ka dëshmuar se edhe kur rrjeti të vë në shënjestër, stili dhe humori janë arma më e mirë. Pas videos virale ku ajo lexon me zë të lartë udhëzimin e regjisë “(pret pak reagim)” si pjesë të skenarit, moment që interneti e ktheu në meme brenda minutash, tani ka ardhur reagimi i saj.
Klipi i gafës u shpërnda kudo në TikTok e Instagram, me publikun që i miksuan nga humor e deri te kritikat. Por Jonida ka treguar se nuk e ka ndërmend ta marrë veten shumë seriozisht.
Pas disa ditësh qetësi, moderatorja u rikthye me një Instastory ku duket e relaksuar dhe me buzëqeshjen e saj karakteristike. Videoja shoqërohej pikërisht me frazën që e futi në qendër të vëmendjes: “Pret pak reagim”, me një emoji duke qeshur me lot, një kundërpërgjigje plot ironi për gjithë zhurmën online.
Ky reagim sportiv ka bërë që shumë fansa të vlerësojnë mënyrën elegante me të cilën ajo e ktheu vëmendjen në favor të vetes, duke e shndërruar gafën në një moment simpatik.









