Ditën e sotme, Jonida Vokshi ka vendosur ta ruajë në lëkurën e saj përgjithmonë emrin e të bijës. Me një foto në ‘Instastory’, moderatorja ka treguar tatuazhine saj më të fundit, duke imituar në dorë një byrzylyk, i cili mban emrin Emi.
Megjithatë Vokshi nuk e ka lënë me kaq. Në mesin e shtyllës kurizore ajo ka bërë një tatuazh tjetër, kuptimi i të cilit ka qenë: “Faleminderit zot”.
Jonida ka vendosur që këtë periudhë kaq të ëmbël në jetën e saj, ku po shijon mëmësinë na ruajë edhe si kujtim në lëkurë, duke u treguar falenderuese për çdo gjë që gëzon deri më tani.
Në një intervistë për Revista Who, Vokshi nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur edhe 2 fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë tjetër, pasi do donte që Emi të kishte dhe vëlla dhe motër./revistawho.com








