• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi bëjnë ‘xing’ me të njëjtin fustan

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi janë dy nga këngëtaret më tërheqëse të ekranit. Çdo veshje e tyre pa dyshim është në hap me kohën dhe mjaft e pëlqyer. Së fundmi, dy këngëtaret kanë bërë ‘xing’ me të njëjtin fustan. Pak muaj më parë ishte Jonida ajo që u shfaq në një nga puntatat e “ADC” me një fustan të gjatë bezhë, mjaft shik. Ndërsa sot Nora ka publikuar foto me të njëjtin fustan. Të dyjave i rri mjaft bukur, për shkak edhe të formave trupore mjaft elegante. Me siguri ky fustan tani do të vishet më gjerë, pasi kombininet e dy këngëtareve pëlqehen gjithmonë shumë.