Orët e gjata në shtëpi e kanë bërë Jonidën ta ndajë ca kohë më shumë me ndjekësit e saj. Ajo ka vendosur t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj, duke zbuluar projekte të reja në të cilat do e shohë publiku.
Jonida ka treguar se kënga e preferuar e saj është ‘Thesar pa emër’ që në fakt është një dedikim për djalin e saj, Dan, teksa ka qenë në pritje të ëmbël.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se këtë vit do të sjellë këngë të reja, ndërsa e pyetur nëse këtë vit në festivalin ‘Kënga Magjike’ do të jetë juri apo pjesëmarrëse ka treguar se do të jetë në juri.
Kujtojmë se Jonida ka qenë pjesëmarrëse e jurisë së ‘Këngës Magjike’ edhe në festivalin e 2019-ës dhe duket se kësaj eksperience plot emocione ka vendosur t’i rikthehet sërish./revistawho.com

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]








