Jonida Maliqi është surprizuar në formën më të bukur nga djali i saj, Dan. Këngëtarja ka ndarë disa video në ‘Instastory’ ku ka treguar se i vogli ka nisur të vizatojë në mure e pas këtij momenti asaj i ka ardhur keq të lyejë shtëpinë.
“Piktori im. Sapo më dhuroi tatuazhin e radhës”, ka shkruar Jonida krah mesazhit të të birit në mur i cili shkruante: “Mami të dua shumë”.
Me siguri pas këtij momenti Maliqi do ta ketë të vështirë ta lyejë shtëpinë sepse në mure janë të shkruara mesazhet më të bukura nga më i shtrenjti i saj./revistawho.com