Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jonida Maliqi na prezanton stërmbesën e Jeronim De Radës. Jetoka në Shqipëri dhe ne s’kemi ditur asgjë!

31/10/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Jonida Maliqi na prezanton stërmbesën e Jeronim De Radës. Jetoka në Shqipëri dhe ne s’kemi ditur asgjë!

Prisni pak stërmbesa e Jeronim De Radës ndodhet në Shqipëri dhe ne s’dinim gjë





Ai është një nga shkrimtarët më të njohur arbëresh të periudhës së Rilindjes. Po flasim për Jeronim De Radën të cilin e njohim përmes veprave të mrekullueshme si “Këngët e Milosaos”, “Flamuri i Arbërit”, etj. Ju do thoni pse na u kujtua De Rada?! Dhe ne e kemi shumë të thjesht përgjigjen, ndoqëm mbrëmë “Jonida’s Room”, dhe pamë që në emisionin e saj ishte e ftuar diplomatja braziliane, Maria Clara De Rada e cila është stërmbesë e publicisitit të njohur arbëreshë.

“Jam shumë krenare që jam këtu, jam gjithashtu shumë krenare që jam disi shqiptare. Familja ime është arbëreshe, kemi rrënjë shqiptare edhe pse jam braziliane, por para 20 vitesh zbulova që kisha origjinë shqiptare. Kur ishim të vegjël gjyshim im thoshte që babai i tij ishte italian, nga Kalabria. Por thoshte gjithashtu që babai i tij fliste një gjuhë të çuditshme. Ai nuk e njihte të atin, pasi kur babai i tij ndërroi jetë ai ishte dy vjeç, por kishte informacionin që babai dhe xhaxhallarët e tij kishin emigruar në Brazil në shekullin e 19-të, ata flisnin një gjuhë të çuditshme, që askush se kuptonte. Në një vend në Brazil, ku tre vëllezërit emigruan nga Kalabria, ndodhet një varr dhe aty shkruhet një mesazh në këtë gjuhë kaq të veçantë. Pas shumë vitesh ne zbuluam që kjo gjuhë është gjuha arbëreshe dhe përmes internetit, që është një burim informacioni shumë i rëndësishëm, zbuluam që jemi nga familja de Rada. Kur zbuluam që kishim një xhaxha të famshëm siç është Jeronim de Rada ne shkuam ta kërkonim atë. Ne vizituam Kalabrinë, vizituam Macchia Albanese ku gjyshi im kish lindur dhe sigurisht që unë doja të vizitoja një ditë edhe Shqipërinë”, është shprehur diplomatja.


Ajo ka treguar gjithashtu edhe koleksionin e saj të pikturave dhe veprave të artit, por nga ana tjetër ka publikuar edhe një libër të vetin me fotografi nga Tirana, të cilat i ka shkrepur gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Tags: jeronim de radajonidas roomstermbesa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…
Breaking News

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi…

17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!
Breaking News

Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?!

16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!
Breaking News

“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen!

16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën
Breaking News

“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën

16/01/2026
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
Next Post
Filmat më të mirë për t’u parë kur ke nevojë për një të qarë të mirë me lot

Filmat më të mirë për t'u parë kur ke nevojë për një të qarë të mirë me lot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera