Më 27 mars, Fermës VIP iu bashkua dhe këngëtarja e njohur Jonida Maliqi. Teksa të gjithë fermerët ndajnë momente nga jeta e tyre çdo ditë, ditën e sotme, Jonida ka ndarë me Anadën dy momentet që sipas saj janë pika kulminante në karrierën e saj.
“Dy momente janë kulminante në karrierën time. I pari është Eurovisioni. I dyti është musical-i që kam bërë në Pallat të Kongreseve, 3 netë rresht, para 20 vitesh, “Romeo dhe Zhuliet”. Ato kanë qenë dy momente kulminante”, ka rrëfyer ajo.








