Jonida Vokshi është në pritje të bebit nr.2. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo gjatë prime të “Big Brother VIP Kosova”, duke u shprehur se po e vazhdon eksperiencën si moderatore me emocione të bukura. Së fundmi Jonida ka zbuluar edhe gjininë e bebit. Ajo ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale ku është pyetur për gjininë e bebit. “Është djalë”, ka shkruar moderatorja.









