Jozefina Topalli ka dhënë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të një tjetër bebi. E bija, Megi ka sjellë jetë fëmijën e dytë.
“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot”, ka shkruar Jozefina krah fotos së Megit me foshnjën dhe nipin më të rritur.
Megi është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ndan me publikun foto familjare apo detaje të ngjashme. Por nëna Jozefina që është shumë e dashur dhe e njohur nga publiku, nuk mund të mos e ndante me të gjithë lajmin e bukur.