Big Brother VIP do të organizojë sonte një dasmë. Çifti i zgjedhur nga banorët për këtë ngjarje është Jozi dhe Loredana. Ata kanë përzgjedhur dhe dëshmitarët e ceremonisë. Lori zgjodhi Gertën dhe Danjën, ndërsa Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.
Ata vendosën të mos ftojnë Rozana Radin dhe Laert Vasilin, pas një debati që ka ndodhur mes tyre.
Dasma do të fillojë sonte në orën 20:00.