Jozi u përjashtua sot nga shtëpia e Big Brother VIP pas një sherri me Gjestin, të cilit iu drejtua me fjalët “kopil shkine”. Menjëherë Vëllai i madh vendosi largimin e Jozit nga shtëpia pas ofendimit të rëndë.
Pas daljes në një intervistë për Shqipëria Live, Jozi ka kërkuar falje publike.
“Popullit të Kosovës ju them që jemi krenarë për ju dhe jemi një komb. Nuk kam asgjë drejtuar jush sepse ju kam në zemër. Rasti nuk ishte për të prekur plagët e vjetra që i kemi të përbashkëta. Nuk kam asgjë kundër familjes së Gjestit, thjesht ishte një krahasim i tepruar, por ai e përdori duke luajtur kartën e viktimizimit në favorin e vetë. Gjithsesi ju kërkoj falje dhe ju dua shumë”








