Elsa Lila ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania për të folur për librin e saj autobiografik “Mirë se vini në Rebibbia”, ku papritur iu desh të çohej e të braktiste intervistën për shkak të një mospërputhje mendimesh.
Gjatë bisedës duket se disa imazhe shfaqen në ekran të momentit kur Elsa Lila u ballafaqua me organet e drejtësisë italiane. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares e cila ka kërkuar menjëherë të arsyen, duke shtuar se do të largohej nga emisioni nëse ato nuk hiqen.
“Si mund t’i shmang këto tituj kur ju ende i nxirrni. Ju ende po më shisni. Unë këtu kam ardhë për këtë libër dhe për publikun!”, tha Elsa e tensionuar, para se të largohej nga emisioni pasi siç duket nuk gjeti dot gjuhën e përbashkët për të vazhduar intervistën.