Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ju flihet në orarin e punës? Ja disa mënyra si ta shmangni

22/01/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ju flihet në orarin e punës? Ja disa mënyra si ta shmangni

Të gjithëve na ndodh që deri në orën 12.00 apo 13.00 jemi më produktivë në detyrat që duhet të kryejmë. Pas kësaj ore ndihemi të lodhur, të përgjumur dhe shohim me padurim orën.
Kjo është arsyeja përse në disa shtete është përqafuar ideja e gjumit të mbasdites në orarin e punës. Ndërkohë, në shumë vende të tjera ka institucione ku orari i punës përfundon në orën 14.00, duke patur parasysh se në dy orët e fundit niveli i përqendrimit bie.
Duke qenë se në vendin tonë është pothuajse e pamundur të praktikohen alternativat e mësipërme, ja cilat janë 7 mënyrat sesi të shmangni përgjumjen në orarin e punës.
1. Ngopuni me gjum. Mundohuni të flini të paktën 8 orë gjatë natës, në këtë mënyrë do të ndiheni më pak të lodhur dhe më energjik.





2. Hani mëngjes. Konsumoni një mëngjes të bollshëm, për të patur më shumë rezistencë gjatë ditës dhe për tu ndjerë më pak të lodhur apo të përgjumur. Në qoftë se do e nisni ditën me një filxhan të madh kafe apo ushqime supermarketi, ju do të jeni të lodhur dhe të papërqëndruar gjatë ditës.

3. Proteina dhe perime në drekë. Vaktin e drekës zakonisht e konsumojmë në punë. Mundohuni të hani më shumë proteina apo perime. Vaktet e ndërmjetme gjatë orarit të punës janë gjithashtu të rëndësishme. Mbani në çantën tuaj fruta, lëngje, çokollatë të zezë apo fruta të thata. Sa herë që ndiheni të uritur apo me dëshirën për të konsumuar diçka, e keni zgjidhjen.


4. Pini shumë ujë. Në qoftë se ju ndodh shpesh që gjatë orarit të punës të ndiheni të pafuqishëm dhe jo produktiv, një ndër shkaqet kryesore është dehidratimi. Në tavolinën tuaj mbani gjithmonë një shishe uji dhe një gotë. Brenda saj mund të vendosni feta portokalli, qitroje apo limoni. Në këtë mënyrë uji merr shije dhe ju konsumoni më tepër.

5. Lëvizni. Në qoftë se keni ndenjur përpara kompjuterit për disa orë, me shumë mundësi do ndiheni të përgjumur, me sy të lodhur dhe të papërqendruar. Në këtë rast këshillohet të lëvizni. Në qoftë se nuk keni hapësirë, atëherë mund të lëvizni nëpër ambientet e kompanisë apo të bisedoni me një koleg.

6. Shikoni larg në horizont. Këshilla kryesore që japin mjekët okulistë për personat që qëndrojnë gjatë përpara kompjuterit është shkëputja çdo 2 orë dhe përqendrimi i shikimit larg në hapësirë. Në këtë mënyrë, sytë dhe truri juaj do të çlodhen dhe ndjesia e përgjumjes do të largohet. Në qoftë se ambienti juaj i punës është i rrethuar me ambiente me gjelbërim, kjo do të ishte ideale.

7. Drejtohuni te mjeku.  Në qoftë se i keni provuar të gjitha alternativat e mësipërme dhe nuk keni patur rezultat, atëherë drejtohuni te një mjek specialist për të kuptuar çfarë ua shkakton këtë gjendje. Diabeti apo anemia mund të jenë dy alternativa të mundshme./revistawho.com

Tags: gjumpune
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Elegante dhe e shëndetshme si Orinda Huta? Ja regjimi që ndjek këngëtarja

Elegante dhe e shëndetshme si Orinda Huta? Ja regjimi që ndjek këngëtarja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera