Kishte deklaruar se “nuk do të marr pjesë në asnjë projekt pa u shkurtuar koha e serialeve”, por siç duket ka ndryshuar mendje. Ky vendim i ka gëzuar pa masë ndjekësit e tij.
Aktori turk, Kenan Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri si Ezeli i serilait me të njëjtin emër apo Mahiri i “Karadayi”, ka vendosur të rikthehet me serial të ri pas dy vitesh pushim.
Imirzalioglu, kishte refuzuar çdo projekt që prej vitit 2015, kur edhe përfundoi serialin “Karadayi”.
“Milliyet” shkruan se ai ka nënshkruar një marrëveshje me “O3 Medya” dhe në muajin tetor do të nisë serialin e ri në ekranin e “Kanal D”.
Ende nuk është bërë i ditur emri i serialit apo aktorët që do të luajnë përkrah Imirzalioglut. /tvklan.al