Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ju nuk e dini, por Rudina Dembacaj pret një fëmijë… Zbuloni të gjitha detajet e dasmës së aktores së njohur të humorit

03/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ju nuk e dini, por Rudina Dembacaj pret një fëmijë… Zbuloni të gjitha detajet e dasmës së aktores së njohur të humorit

E enjtja e 30 qershorit, do të mbetet përgjithmonë një datë e shënuar në kalendarin e ngjarjeve të jetës së aktores së njohur të humorit, Rudina Dembacaj. Pas një historie të gjatë dashurie, Rudina dhe partneri i saj Aleksandër Varfaj vendosën t’i japin fund beqarisë në një dasmë me 300 të ftuar, ku u ve re edhe prania e disa fytyrave publike.





Ceremonia e celebrimit nisi në 19:30, ku të gjithë të ftuarit u vendosën në pjesën e jashtme të Pallatit ku u mbajt dasma. “Ami Event” që kuroi çdo detaj të dasmës kishte krijuar një altar të pazakontë me perde lejla e lule në po të njëjtat tonalitete.

13584641_10154141537730943_1936873311673462369_o 13568761_10154141537490943_7628789467399934458_o


Pas koktejlit të ftuarit iu drejtuan sallës ku do kërcenin e gëzonin bashkë me çiftin, deri në orët e para të mëngjesit. Arredimi i zgjedhur për sallën ishte shumë larg atij tradicionalit me lule e shandanë, duke përdorur si background të çiftit një fasadë të mrekullueshme me tullumbace. Ngjyrat që dominonin në dekor ishin e bardha dhe lejlaja.

13556059_10206743127840117_459261748_o 13556044_10206743127800116_1738316008_o 13528257_10154141539185943_3803236364336657569_o

Nusja kishte tri fustane për këtë ditë të shënuar, dy nga koleksioni i fundit i “Ami Event” dhe një të personalizuar nga stilistja Jona Muça.

13559184_1237035626336602_5991180495023853165_o

Të ftuarit

Sigurisht që nuk mund të mungonin edhe personazhet publike në dasmën e Rudinës, e cila për kishte ftuar disa prej ish-kolegëve të saj të “Portokalli” ku ajo u bë e famshme me rolin e Jozefina Topallit. Kështu i famshmi “Ramadan Kafsha”, “Luzja”, “Bukra”, “Polici-Kol Frakusha”, apo moderatori i “TV Erseka” ishin pjesë e këtij gëzimi krahas Arion Muçës, Ardi Asllanit, Roland Hysit, Alban Kondit, Amarda Toskës, Meridian Ramçajt, etj.

13514291_10206743134320279_605760744_n 13599554_10206743134560285_849781823_n 13607970_10206743134520284_528470322_n 13578675_10206743134600286_1357470196_n

Muzika

Një tjetër detaj i kuruar me kujdes ishte edhe muzika. Krahas zgjedhjeve të DJ Ermir Mamaqi nga “Ami Event”, çifti kishte ftuar edhe disa këngëtarë për t’i dhënë më shumë emocion kësaj nate, ku vlen të përmendim Aranit Hoxhën dhe Ponin, e cila këndoi disa prej këngëve më të dashura në dasmat shqiptare. Nuk munguan në dasmë as kërcimet me veshje tradicionale e daulle që krijuan shumë atmosferë tek të gjithë të pranishmit.

13576549_10206743150320679_2100757606_n 13595806_10206743150280678_174221816_n

Së shpejti do të jenë tre

Megjithëse u shkruajt kudo për dasmën e Rudinës, askush deri më tani nuk e ka cekur faktin që Rudina dhe Aleksi së shpejti do të bëhen prindër. Brunia simpatike pret një fëmijë dhe engjëlli i vogël i ka shoqëruar mamin dhe babin e ardhshëm në çdo kërcim të asaj nate.

13595434_10206743134400281_1359423688_n

“Lufta e Nuseve”

Përmendëm pak më lart ndër figurat publike të ftuara në dasmë emrin e Amarda Toskës, e cila përveçse organizatore e kësaj dasme plot ngjyra është edhe moderatore e programit “Lufta e Nuseve” që do të shfaqet gjatë sezonit të ri në “Tv Klan” në edicionin e tij të tretë. Rudina ka pranuar të bëhet pjesë e kësaj gare, duke luftuar me dy nuse të tjera për një udhëtim në çift. A do të fitojë apo jo ajo?! Këtë na mbetet ta zbulojmë së shpejti.

13549217_10206743135560310_409116823_o

Fotot e çiftit: Anjeza Dyrmishi

Tags: rudina dembacaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!
Breaking News

“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë!

06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?
Breaking News

Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim?

06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola!

06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!
Breaking News

Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
Next Post
FOTOT EKSKLUZIVE / “Top Awards”, këto imazhe nuk i ka parë asnjëri nga ju

FOTOT EKSKLUZIVE / "Top Awards", këto imazhe nuk i ka parë asnjëri nga ju








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera