Albumi “ALPHA” i Noizy-t do të vijë më 7 prill. Një album i ri, që si asnjëherë më parë ka jo pak po plot 22 këngë, të rrymave e stileve të ndryshme, Love/Story/Gansta/Jeten/Club/Reggea/AfroBeat… Mungon vetëm kënga popullore. Shumë bashkëpunime, me producentë e këngëtarë të suksesshëm. Mes tyre, e vetmja vajzë është Elvana Gjata, apo Eli G siç Noizy vetë kërkon ta quajmë, tashmë që e konsideron se pjesë të grupit.
Një ditë më parë, Noizy ka bërë një njoftim mjaft të rëndësishëm. Tirana do të ndizet sonte nga një superkoncert.
“Nesër në sheshin “Nënë Tereza” në orën 22:00 ju dua të gjithëve”, ka shkruar mes të tjerash Noizy në postimin e tij në “Instagram”.
Koncerti nis sonte në orën 22:00 dhe zgjat 1 orë.
Në orën 23:00 fillon trasmetimi i këngëve nl radio zgjat 1 orë.
Në 00:00 online në te gjitha platformat digjitale.
Festa nis sot dhe nuk mbaron më!









