Ka shumë persona që sapo shtrihen në krevat i zë gjumi menjëherë, ndërsa të tjerëve u duhen me minuta të tëra. Nëse bëni pjesë në kategorinë e parë, duhet të dini se kjo nuk është një shenjë e mirë. Sipas studiuesve, gjumi nuk mund t’u zërë me të shtypurën e një butoni dhe procesi natyral i trupit për gjumë kërkon të paktën 20 minuta. Ka një lloj kimikati të quajtur, adenosine, që është përgjegjës për dremitjen tuaj. Në ditët kur qëndroni zgjuar për orë të zgjatura ose jeni të lodhur nga punët, ky kimikat prodhohet në sasi të lartë dhe prandaj u zë gjumi menjëherë. Ka dhe një arsye tjetër përse nuk është mirë t’u zërë gjumi shpejt dhe ka të bëjë me memorien. Kur flemë menjëherë truri jonë bie në gjumë dhe ne e kemi shumë të vështirë të kujtojmë edhe gjërat më të rëndësishme. /revistawho.com







