Pas përfundimit të spektaklit “Apartamenti 2xl”, Julian Deda ka vendosur që këtë periudhë pushimi t’ja dedikojë familjes së tij. Në ditët e fundit ai ka ndarë shpesh me ndjekësit në ‘Instagram’ foto ku shfaqet pranë familjes dhe bashkëshortes. Ai ka zgjedhur të bëjë një udhëtim jashtë vendit, duke shkuar në Italli. Vendet të cilat ka vizituar janë mjaft familjare dhe në këtë mënyrë ata janë kënaqur të gjithë.
Këtë fundjavë ata kanë shkuar në një nga akuariumet më të famshëm dhe aty kanë parë një botë plot gjallëri nënujore. Nga fotot e publikuara duket se ata janë kënaqur shumë dhe se janë një familje mjaft e bukur./revistawho.com