Në fillim të viteve 2000 Julka Gramo ishte një ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar. Ajo u bë shumë e njohur me disa këngë si “Ekzistoj”, “Të ndiej”, “Amini”, që pavarësisht se kanë kaluar gati 15 vite vazhdojnë të dëgjohen ende dhe sot. Julka po bën shumë kohë që është shkëputur nga muzika, duke ju dedikuar më shumë punës si moderatore në televizion dhe radio. Gjithsesi ajo nuk mundet të harrojë pasionin e saj të vjetër dhe së fundmi është bërë nostalgjike për kohën kur këndonte. Një faqe në ‘Instagram’ ka publikuar këngën ‘Rio de Janiero’, me të cilën Julka ka konkurruar në ‘Kënga Magjike 2004’. Julka e ka ripostuar dhe përkrah videos së vjetër ka shkruar me shaka: “Qyqa e zhveshur edhe unë. Çfarë kujtimesh”.
https://www.instagram.com/p/BsInyA6hQ6u/
Pas kësaj disa fansa të saj, i kanë kërkuar Julkës që t’i rikthehet muzikës njësoj si dikur. /revistawho.com