Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave i rikthehet jetës luksoze, 5 muaj pas vrasjes së babait

31/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Jurgen Kurti, menaxheri i VIP-ave i rikthehet jetës luksoze, 5 muaj pas vrasjes së babait

Personazhi i njohur i muzikës botërore, që erdhi në Tiranë me ndërmjetësimin e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurti, ishte reperi i famshëm me ngjyrë, Rick Ross. Drejtuesi i një kompanie të njohur në Tiranë postoi foto me të famshmin e hip-hop-it pak orë para se në banesën e tij, në zonën e ish-Bllokut, të ndodhte vrasja e babait të tij, Artur Kurti. Deri në atë moment, Jurgeni njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç. Për shkak të kësaj fame, ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tij mori jehonë më të madhe, duke pushtuar rrjetet sociale me lajme të njëpasnjëshme për të. Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes. Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit. Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë. Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum. Tashmë pas pesë muajsh nga kjo fatkeqësi familjare, ai duket se i ka rimarrë frenat e jetës, duke iu rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë, ai na ka dëshmuar se e ka marrë veten pas ngjarjes së rëndë, me fotot duke pushuar në Jalë. Sërish bie në sy për argëtimet ekstreme me jet ski, apo frekuentimin e club-eve verore të shtrenjta të Jugut, në shoqërinë e miqve të tij. Ai edhe më herët nëpër media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar, edhe pse shumë i ri në moshë. Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. /Panorama





14137824_243567326043267_1318698113_n

Jurgen-11-unnamed


14055787_243567016043298_2107864853_n

 

Tags: babaiJURGEN KURTIluksirikthimVrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!
Breaking News

“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re!

01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!
Breaking News

Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“!

01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Next Post
Majlinda Bregun e pickon grerëza, ankohet te Beqja për ultrakortenin!

Majlinda Bregun e pickon grerëza, ankohet te Beqja për ultrakortenin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera