Justin Biber ka treguar se nuk ndien asgjë për Selena Gomez, madje as mëshirë tani që është sëmurë.
Para disa javësh ish çifti pati një mosmarrëveshje në rrjetet sociale, dhe shkaku ishte e dashura aktuale e Biber, Sofia Riche. Edhe pse më pas Selena kërkoi falje, Justin e injoroi plotësisht.
Ndërkohë që miqtë e saj dhe të afërmit i kanë uruar shërim të shpejtë dhe i qëndrojnë afër, Biber as që i bëhet vonë për të edhe pse kanë kaluar shumë vite së bashku. Ai është i përqëndruar në karrierën e tij dhe në të dashurën e tij të re.