Justin Bieber ka habitur fansat me një lëvizje të papritur në rrjetet sociale. Ylli kanadez ka vendosur të ndryshojë emrin e tij në Instagram nga “Justin Bieber” në “Lilbieber”, duke lënë ndjekësit të hutuar dhe plot pikëpyetje.
Ndryshimi ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku komentues të shumtë po përpiqen të zbulojnë arsyen pas këtij vendimi të papritur. “Lilbieber” është tashmë tema e shumë spekulimeve, ndërkohë që vetë këngëtari nuk ka dhënë ende asnjë reagim zyrtar mbi kuptimin apo motivin pas këtij emri të ri.
Në mungesë të një sqarimi nga vetë Bieber, fansat janë të lirë të imagjinojnë: është kjo pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor? Një mesazh i koduar? Apo thjesht një shaka me identitetin e tij artistik?