Justin Timberlake është emocinuar gjatë një fjalimi të mbajtur në ceremoninë e “Memphis Music Hall of Fame”, gjatë mbrëmjes së shtunës.
Ai është shprehur se ndihet i nderuar që ka arritur suksesin e legjendave me të cilët është rritur duke i dëgjuar. Në fjalimin e tij ai nuk harroi të përmendte bashkëshorten dhe nënën e djalit të tij 6-muajsh, Jessica Biel, duke e quajtur atë gurin e tij të çmuar. Ylli 34-vjeçar ka shtuar se bashkëshortja është shumë e bukur, e dashur dhe e kuptueshme ndaj të metave të tij.
Teksa fshinte lotët, Justin ka thënë: “E dashur, të dua aq shumë sa nuk mund ta them dot me fjalë dhe më shumë së çdo tekst këngë që mund të shkruaj për ty”.