Një foto e vetme e moderatores, Nevina Shtylla ku shfaqet e veshur me fustan të gjerë, ka mjaftuar që ndjekësit të bëjnë pyetjen më “bezdisëse” të këtyre kohëve.
“A je shtatzënë?”, shkruan një prej ndjekësve poshtë fotos së Nevinës, një koment i cili nuk është pritur dhe aq mirë nga moderatorja.
“E keni seriozisht domethënë? Ka dalë në modë kjo pyetja a si?”, ka shkruar Shtylla duke iu përgjigjur komentit publikisht dhe duke mos fshehur habinë e një aludimi të tillë për të.
Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit spekulojnë rreth shtatzënive të ndryshme të personazheve të njohur, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në rrjetet sociale. Sakaq moderatoret dhe figurat e njohura publike kanë sqaruar në një sërë formash se sa bezdisëse është kjo formë komunikimi, pasi që në momentin që i drejtohesh personit përballë mund të kesh të bësh me një sërë problmesh ose jo që ai nuk dëshiron t’i ndajë.
Ne duam të besojmë se kjo pyetje ka dalë në modë, njëjtë siç ka pohuar Nevina, ndryshe e gjithë kjo “bezdisje” do të kthehej në një mankth për të gjithë./revistawho.com








