Miley Cyrus së shpejti do të bëhet me njerk pasi nëna e saj Tish, është fejuar me yllin e “Prison Break”, Dominic Purcell – tetë muaj pasi babai i saj Billy Ray i propozoi për martesë këngëtares Firerose.
55-vjeçarja, e ndau lajmin me ndjekësit me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale.
“Një mijë herë…PO Dominic Purcell”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të çiftit në Kaliforni.








