Me një kujtim të ëmbël nga fëmijëria e ka nisur mëngjesin e sotëm Sara Hoxha. Ajo ka publikuar një video kur ka qenë e vogël, me buzëqeshjen në fytyrë dhe zërin e babait të ndjerë, Dritan Hoxha.
“Ka shumë raste qe zgjohem me nevojën e mbrojtjes dhe është gjithmonë mirë të dëgjosh zërin e tij”, ka shkruar Sara krah videos.
Së fundmi Sara është përfshirë seriozisht në televizion, duke qenë producente së bashku me Lorin në “Big Brother Vip”./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CWXv7pKKA_C/?utm_medium=copy_link







