Ajo cilësohet si një nga modelet më të vecanta dhe kur themi “ e vecantë” do të kuptoni që është me të vertet ndryshe nga të tjerat. Melanie Gaydos, ka lindur me një crregullim të vecantë që quhet “ectodermal dysplasia” që nuk lejon flokët, dhëmbët etj të rriten normalisht si në cdo individ. Nëse mendoni se kjo e ka privuar të jetë një personazh publik, atëherë gaboheni rëndë. Melanie gjendet në kopertinat e revistave botërore si dhe shpesh si imazh në fushata të ndryshme.