Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ka një arsye (jo dhe aq të fortë) pse Salsano mendon se do të eliminohej i pari nga BBV!

07/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ka një arsye (jo dhe aq të fortë) pse Salsano mendon se do të eliminohej i pari nga BBV!

Aktori i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Salsano Rapi, ka ndarë së fundmi mendimet e tij për reality show-n më të famshëm në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top” me Lei Krajën, ai u tregua i sinqertë për raportin e tij me këtë format.





Edhe pse pranoi se ka diçka tërheqëse në atë që ndodh brenda mureve të shtëpisë më të komentuar në vend, Salsano nuk e sheh veten si pjesë të këtij programi. “Reality show është shumë intrigues, ‘Big Brother’ se atë duan të gjithë. E kam thënë edhe herë tjetër se të intrigon shumë kur e sheh dhe do të bëhesh pjesë për shkak të gjitha dinamikave që ka aty, por nuk do hyja në ‘Big Brother’ se kam shumë gjëra të tjera të bëja në jetë se sa një reality show,” tha ai me plot bindje.

Ndërsa për mundësinë e drejtimit të këtij show, ai është edhe më i prerë: “Nuk besoj se jam format i reality show-t,” tha ai, duke nënvizuar se preferon të qëndrojë larg botës së reality-t, si pjesëmarrës apo si prezantues.


I pyetur me humor se kush do të fitonte nëse turneu veror i “Portokallisë” do të ishte një reality show më vete, Salsano u tregua modest dhe me sens humori:

“Çmimin do e merrte regjisori se është lodhur shumë për turneun me thënë të drejtën. Ai që nuk duhet të jetë në turne, unë, se duhet të marr disa ditë pushime, se mosha bën të veten dhe pak ditë dal në pension.”

Kur moderatorja e pyeti nëse kjo do të thoshte se do të eliminohej i pari, ai e pranoi pa hezitim:

“Po.”

E duket se për momentin, Salsano Rapi ka shumë më tepër në axhendë sesa të mbyllet në një shtëpi me kamera. Ai mbetet i fokusuar tek projektet e tij artistike dhe turneu i “Verë dhe Portokalle” që vazhdon të mbledhë publik të madh në çdo qytet.

Një gjë është e sigurt – edhe jashtë “Big Brother-it”, Salsano di si të jetë në qendër të vëmendjes.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
Next Post
Fansat i bënë një intervistë Rozanës dhe pyetjet ishin (jo) vetëm për Big Brother VIP!

Fansat i bënë një intervistë Rozanës dhe pyetjet ishin (jo) vetëm për Big Brother VIP!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera