Aktori i humorit, Olsi Bylyku sot ka ndarë me fansat një ndodhi të pakënaqshme që i ka ndodhur së fundmi.
Ai ka informuar ndjekësit se ka humbur varësen, e cila ka një domethënie tepër të veçantë për të dhe familjen e tij.
Aktori ka kërkuar ndihmën e tyre, nëse ndonjëri nga ata e ka gjetur, të kontaktojë me aktorin.
“Përshëndetje miq, kjo varëse më ka rënë dje nga kuleta, nëse e ka gjetur dikush do të isha mirënjohës nëse më kontaktoni në Dm pasi do marrë 2-fishin e asaj që mund të përfitojë në shitje. Ka një vlerë tepër të madhe shpirtërore për mua lidhur me familjen time… Ju faleminderit”, shkruan aktori krahas fotos së varëses.









