Pasi rezultoi negative me ‘Covid-19’ pas infektimit, Rudina Magjistari ka nisur stërvitjen e përditshme në liqenin Artificial të Tiranës. Moderatorja ka publikuar një foto në mesin e natyrës, duke treguar se po shfrytëzon ajrin e pastër dhe gjelbërimin përreth.
“Lavdia e mëngjesit. Periudha postcovid, çdo ditë aktivitet fizik”, ka shkruar Magjistari krah fotos ku shfaqet e veshur sportive, me syzet e diellit vënë dhe e buzëqeshur.
Kujtojmë se gjatë momentit kur Rudina u infektua e vazhdoi emisionin nga shtëpia, duke realizuar intervistat me të ftuarit në studio dhe ajo në ‘Skype’./revistawho.com









