Rita Ora ka anuluar paraqitjen e saj në “Campus Festival”, Hungari për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja.
“Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, kam probleme me gurë në veshka. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë keq që nuk do të performoj sonte. Me gjithë dashurinë time, Rita”, ka shkruar ajo.