Ish-banorja e BBV, Ina, u përball sot me një situatë të papritur në “Fan Club”, ku iu shfaq një video e partnerit të saj, Keijsit. Në video, ai shprehej se marrëdhënia e tyre kishte nisur si lojë dhe se gjithçka ishte bërë për show, duke lënë të kuptohej se nuk bëhej fjalë për ndjenja të vërteta. Kjo deklaratë e tronditi Inën, e cila mbeti e habitur dhe e shokuar në studio, por kërkoi sqarim të menjëhershëm.
“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problem. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, thoshte Keisji në video, ndërsa në studio, Ina ka mbetur e shokuar dhe e habitur pas kësaj videoje, por më pas ka kërkuar të sqarohet me Keijsin i cili më pas ka sqaruar se ka qenë shaka, duke shkuar në studio me buqetë me lule.
Në fund, çifti konfirmoi se janë bashkë dhe se ndihen më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.







