Trashëgimtaren e ‘Top Channel’, Lori Hoxha, e kemi parë të vizitojë vende nga më të ndryshmet dhe shpesh na ka bërë zili me fotot e publikuara në rrjetet sociale. Është e qartë se një nga pasionet e Lorit është udhëtimi, ndaj dhe lista e qyteteve të vizituara është shumë e gjatë. Por Lori ka një vend të preferuar mbi të gjithë. Një nga ndjekësit në ‘Instagram’ e ka pyetur se kush vend është ai që pëlqen më tepër. Lori ka përzgjedhur ishujt e Maldiveve, një vend përrallor me detin kristal dhe rërën e bardhë. Ajo ndodhej aty vetëm pak ditë më parë, me motrat e saj dhe familjen e Sarës, në një nga resortet më luksoze. /revistawho.com