Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një tjetër dramë familjare në skenë, djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit! 28/02/2026
Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4! 28/02/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka! 28/02/2026
10 vite pranë babait në koma, rrëfimi i Mira Konçit që preku publikun! 27/02/2026
Flokë rozë, recipeta dhe një tjetër provokim global nga Bianca Censori! 27/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

Në analizat astrologjike, periudha e parë e “Merkurit Retrograde” për vitin 2026 përshkruhet si një tranzit që zhvendos fokusin nga veprimi drejt reflektimit, duke theksuar se energjia e tij “të kërkon të rishikosh mënyrën si komunikon, mendon dhe lëviz përpara”. Në vend të alarmit, astrologët e shikojnë këtë fazë si një korrigjim të rrugëtimit, një kohë kur projektet e vjetra, marrëdhëniet e pambyllura dhe vendimet e nxituara rikthehen për qartësi të re. Por si përkthehet kjo për çdo shenjë?





 

Dashi ndien tension mes impulsit dhe durimit. Sugjerohet që kjo periudhë të përdoret për të rishikuar vendimet profesionale dhe mënyrën si reagojnë në konflikt, duke shmangur reagimet e menjëhershme.


 

Demi fokusohet te stabiliteti, financat, shtëpia dhe vlerat personale rikthehen në vëmendje, ndërsa retrogradi kërkon të dallohen nevojat reale. Është një kohë për të riorganizuar prioritetet materiale dhe emocionale.

 

Për Binjakët, shenjë e sunduar nga Merkuri, retrogradi prek identitetin dhe mënyrën e shprehjes. Astrologët theksojnë se komunikimi mund të keqinterpretohet, por njëkohësisht hapet hapësirë për të riformuluar projekte personale.

 

Gaforrja përjeton rikthim emocional. Temat familjare dhe kujtime të së kaluarës kërkojnë përpunim, duke e kthyer këtë tranzit në një proces shërimi të heshtur.

 

Luani rishikon pozicionin publik dhe marrëdhënien me suksesin. Pra, imazhi publik dhe drejtimi i karrierës, janë në fokusin e tyre në këtë periudhë.

 

Virgjëresha, gjithashtu e sunduar nga Merkuri ftohet të ngadalësojë rutinat dhe të riorganizojë shëndetin, punën dhe pritshmëritë ndaj vetes.

 

Peshorja përjeton reflektim në partneritete. E rëndësishme është që të mos merren vendime përfundimtare në dashuri, pasi retrogradi nxjerr në sipërfaqe dinamika që kërkojnë kohë.

 

Akrepi përballet me transformim të brendshëm, veçanërisht në zakone, intimitet dhe kontroll emocional.

 

Shigjetari rishikon drejtimin e karrierës dhe planet afatgjata, shpesh duke rikthyer ide të braktisura.

 

Për Bricjapin, tranziti prek strukturën e jetës, mënyrën si ndërton stabilitetin dhe marrëdhënien me përgjegjësinë.

 

Ujori hyn në një fazë rishikimi të ideve dhe projekteve kolektive, theksi te rëndësia e fleksibilitetit dhe bashkëpunimit.

 

Ndërsa Peshqit, shenja ku zhvillohet ky retrograd, përjetojnë procesin më personal. Identiteti, kufijtë dhe intuita vihen në qendër të vëmendjes, duke e kthyer periudhën në një reflektim mbi drejtimin e jetës.

 

Mesazhi përmbyllës mbetet i qartë, retrogradi nuk është paralizë por pauzë krijuese. Kjo energji “të kërkon të ngadalësosh që të dëgjosh veten”, duke e vendosur Merkurin retrogradë, si një kapitull tranzicioni, një periudhë ku gabimet bëhen udhërrëfyes dhe rikthimet shndërrohen në mundësi për të rishkruar historinë personale.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Next Post
Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4!

Londrim Mekaj, fituesi i Big Brother VIP Kosova 4!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera